Kjo “e zezë” ju pret nëse kaloni pa arsye në shiritin emergjent
Policia e Kosovës ka publikuar një video ku shihen dhjetëra shoferë duke shkelur rregullat e trafikut, duke drejtuar veturat e tyre apo duke tejkaluar në shiritin emergjent.
Për këtë shkelje, Policia ka njoftuar se ndaj shoferëve po shqiptohen gjoba prej 300 eurosh, një vit ndalesë dhe tre pikë negative.
Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, njofton Policia e Kosovës.