TB
News Blog arbn · May 6, 2026 · Uncategorized

Publikohen pamjet: “Lufta” ndërmjet “Capave” e “Sekiraqëve” (VIDEO)

Breshëria e plumbave të shkrepur në Aktash e patën trazuar kryeqytetin.

Capat e Sekiraqët po shkëmbenin zjarr në mes vete në natën e 1 shtatorit të 2024-së. Një person mbeti i vdekur e disa të pl4 gosur.

Televizioni ka siguruar pamjet e kësaj për1 eshjeje me 4 rmë, për të cilën të dy grupet sot në gjykatë u deklaruan të pafajshëm.

Kjo përplasje e grupeve që njihen si “Capat” e “Sekiraqët” në Aktash të kryeqytetit, i solli para drejtësisë, të mërkurën 7 nga ta.

Hyrja e tyre në sallë, ku do të përballën me akuzat e prokurorisë për të bëmat e asaj nate, u bë me ndarje të rreptë.

Në njërën anë u ulën 4 antarët e Capave të cilët siç thotë prokuroria, shkuan te lokali për të vr4 rë Sali Sekiraqën.

Në anën tjetër u ulë vetë ky i fundit, që po akuzohet se bashkë edhe me dy persona të tjerë e vranë atë natë Premtim Gashin.

Për dallim nga këta që u kapën e patën mundësi të deklarohen, dy nga të akuzuarit e tjerë, Dardan Marevci dhe Endrit Llapashtica janë ende në arrati, andaj u veçua procedura për ta.

Ndonëse u tha, se ende nuk janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

VIDEON E GJENI DUKE KLIKUAR KETU

Related Articles