Në fotografinë e shpërndarë, një përdorues me emrin Jakup Lushi shkruan: “Unë me kanë në pozitën tane e kisha vra Albinin, veç plumbi qe e lan këtë punë”. Ky koment është konsideruar si kërcënim i rëndë dhe ka ngjallur shqetësim tek publiku, duke marrë edhe reagime të menjëhershme nga komentues të tjerë që bëjnë thirrje për kujdes në deklarata të tilla.
Raste të tilla rikthejnë në vëmendje rëndësinë e përgjegjësisë në rrjetet sociale dhe pasojat ligjore që mund të kenë deklaratat që nxisin dhunë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse rasti është trajtuar nga organet kompetente.
