TB
News Blog arbn · May 6, 2026 · Actual

Zbulohen emrat e personave që u gjuajten mes veti (EMRAT)

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas burimeve të afërta me hetimin, i përfshirë është edhe Uliks Ferizi.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt që ka të bëjë me procesin penal të Brendon Ajazajt. Sipas informacioneve fillestare, Ferizi dyshohet se kishte dalë për t’u përballur me një dëshmitar në këtë rast, ndërsa gjatë përleshjes është shkrepur edhe me armë zjarri.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles