Renovimi i një xhamie në veri të vendit ka nxitur reagime të forta në mediat serbe, të cilat e kanë interpretuar këtë zhvillim si provokim politik. Një pjesë e mediave në Serbi kanë përdorur gjuhë të ashpër, duke e lidhur këtë çështje me zhvillimet politike në Kosovë, raporton Gazeta Minuti.
Sipas raportimeve të tyre, veprimet e kryeministrit Albin Kurti po paraqiten si “provokim ndaj serbëve”, ndërsa titujt në disa portale kanë qenë të drejtpërdrejtë dhe akuzues, duke përfshirë edhe pretendime se kjo po bëhet në funksion të fushatës politike.
Megjithatë, në anën tjetër, institucionet në Kosovë e kanë parë renovimin e objekteve fetare si proces normal dhe të domosdoshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, pa dallim përkatësie.