TB
News Blog arbn · May 3, 2026 · Uncategorized

Aksidentohet autobusi, 11 të vdekur

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur.

Sipas autoriteteve lokale, autobusi transportonte ekskursionistë nga shteti Halisko.
Nga aksidenti humbën jetën 11 persona, ndërsa të paktën 30 të tjerë u plagosën.

Gjashtë pasagjerë u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Ky është vetëm një nga aksidentet e shumta me pasoja fatale që ndodhin shpesh.

Sipas medias vendase, vetëm në shtatorin e kaluar, një tren mallrash përplasi një autobus dykatësh në qendër të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe pl4gosjen e mbi 60 të tjerëve.

Ndërsa në shkurt 2025, mbi 40 persona humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Tabasko drejt Kankunit u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët.

Rasti ende po hetohet, se si doli nga rruga dhe u përmbys pranë qytetit Amatlán de Cañas.

Related Articles