TB
News Blog arbn · May 2, 2026 · Uncategorized

Ngjarje e hidhur ndodhi ne Prizren

Një shatmdhjet vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Aktualisht, njoftohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetë. Policia bën të ditur se i dyshuari në këtë rast është po ashtu i mi tur, gjashmdhjet vjeçar.

Bëhet e ditur, se pas kësaj ngjarjeje, ai së bashku me prindin e tij janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se për rastin është njoftuar Prokuroria.

“Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin”- ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.

Related Articles