TB
News Blog arbn · April 29, 2026 · Uncategorized

Albulena Haxhiu, e zhytur në kredi (DOKUMENT)

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherësh kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Bazuar në formularin e plotësuar nga ana e saj, rezulton se gjatë vitit 2026, ajo ka blerë banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro, e cila figuron si pronësi e përbashkët.

Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metrash katrorë, e kanë blerë me kredi.

Si pasuri e paluajtshme në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë 15 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, në pronësi të përbashkët.

Ndërsa, si para të gatshme, ajo i ka deklaruar 1 mijë e 531 euro.

Tek detyrimet financiare figuron një kredi në vlerë 160 mijë euro në emër të saj, që sipas këtij deklarimi, është marrë për blerje të banesës.

Tek detyrimet financiare, ajo po ashtu ka renditur edhe 1 mijë e 100 euro, në emër të bashkëshortit.

Si të hyra vjetore, Haxhiu ka renditur pagën nga Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë në vlerë 22 mijë e 658 euro, mëditje në vlerë 234 euro, dhe 1 mijë e 140 euro tjera nga shtesat dhe kompensimet tjera.

Ndërkohë në emër të bashkëshortit figuron paga në vlerë prej 16 mijë e 739 euro nga KQZ, dhe mëditje në vlerë 1 mijë e 747 euro nga udhëtimet jashtë vendit.

Mandati i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës përfundoi më 04.04.2026 dhe ulësen e të parës së shtetit, përkohësisht e zuri kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 11.02.2026.

Formularin e deklarimit të pasurisë së Haxhiut e gjeni në këtë LINK.

Related Articles