TB
News Blog arbn · April 28, 2026 · Uncategorized

“O qyqana, çu dilni në rrugë, veç protesta e shpëton këtë gjendje”

Avokati Arianit Koci pak para fillimit të seancës u ka bërë thirrje opozitës të cilët janë shprehur që nuk marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit/ës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Fcebook”, u ka thënë opozitës qyqana duke u bërë thirrje të qohen e të dalin në protest sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë Kosova del nga kjo gjendje.

“Opozitë, o qyqana. A po pritni unë me e ba punën tuaj?A? Çu, dilni në rrugë. Veç protesta e shpëton këtë gjendje”, ka shkruar Koci.

Ndryshe seanca e thirrur për në orën 10:00 për zgjedhjen e presidentit/ës nuk ka filluar ende

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Opozitë, o qyqana.
A po pritni unë me e ba punën tuaj?
A?
Çu, dilni në rrugë.
Veç protesta e shpëton këtë gjendje.

Related Articles