TB
News Blog arbn · April 28, 2026 · Uncategorized

Radojicic: Jam takuar me Thaçin e Haradinajn bashkë, me të gjithë, vetëm Kurtin jo (VIDEO)

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia kosovare i cili dyshohet se është i involvuar në vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, tha se pos kryeministrit është parë e ka biseduar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Prishtinë, mes tyre edhe Presidentin Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Komentet e Milan Radojcic, vijnë pas akuzave e kundërakuzave që presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj i bënë ndaj njëri-tjetrit rreth takimeve me serbin.

‘Kështu do them unë. Jam takuar me të dy, poashtu i kam parë edhe disa të tjerë, dhe secili prej tyre ju ka premtuar serbëve kulla e qytete që të jenë në anën e tyre por ne nuk mund të shkelim mbi interesat jetësore të serbëve’, ka thënë Radojcic për Klan Kosovën.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot për bashkëpunimin me nënkryetarin e Listës Serbe Milan Rajdojcic, duke thënë se nuk i ka dëgjuar komentet e presidentit në Tiranë, ndonëse e pranoi se një herë e ka takuar edhe Hashim Thaçin me Radocic në zyrën e Presidencës.

‘Kam punuar, Rajdojçiq si përfaqësues i Listës Serbe, kam punuar edhe me kolegë të tjerë të Listës Serbe, por kur ka proces gjyqësor, ne e respektojmë procesin ligjor. Nuk kam ndonjë këshillë, çdo kush vepron në bazë të bindjeve të veta. Ju siguroj që një herë e kam takuar edhe presidentin Thaçi me Radojçiq në zyrë të vet. Pra, në Zyrën e Presidentit e kemi mbajtur një takim të përbashkët. Është një dallim, unë me ata që takohem, me ata që ua jep dorën në fshehëm kurrë’, tha Haradinaj./gazetametro.net

Related Articles