Sondazhet e fundit po tregojnë një rritje të madhe të mbështetjes për kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve që po qarkullojnë së fundmi, LVV thuhet se ka arritur deri në 55 për qind të mbështetjes qytetare, duke u renditur bindshëm si forca e parë politike në vend.
Mbështetës të shumtë në rrjete sociale po e cilësojnë këtë si një “fitore të sigurt”, ndërsa komentet dhe reagimet tregojnë një entuziazëm të madh për vazhdimin e qeverisjes nga Albin Kurti.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto përqindje do të reflektohen edhe në rezultatin final të zgjedhjeve.