Ish-deputetja Adriana Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani lidhur me rikthimin e saj në LDK.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Matoshi ironizoi deklaratën e Osmanit duke shkruar:
“Vjosa paska thon, i degjova qytetaret edhe u ktheva ne LDK? Pra i tradhtove 51%, per m’i ngu 13% a? Atyne qe ja u ke kthy shpinen jo shume moti 🙂 Aha okej.”
Ky reagim i Adriana Matoshit ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë diskutuar raportet politike mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.