E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në formularin e deklarimit ka deklaruar se ka në pronësi të tij dhe familjes së ngushtë prona në vlerë afro 2 milionë euro.
Haradinaj në përgjithësi, pronat kryesore (shtëpitë/vila/banesat) i dalin të njëjta, por te tokat ka ndryshim të madh në sipërfaqe dhe vlerë të deklaruar.
Haradinajt i janë ulur dukshëm kreditë e mbetura në krahasim me vitin paraprak.
Te të ardhurat nga qiraja të parit të AAK-së i kanë shënuar rënie , ndërsa bashkëshortja e tij ka rritje të qerasë së shtëpisë në Prishtinë.
Te paratë në llogari bankare, Haradinaj në vitin 2026 raporton shuma dukshëm më të larta krahasuar me 2025.