TB
News Blog arbn · May 5, 2026 · Uncategorized

Mehmetaj akuzon Kurtin se i dha 20 milionë euro tenderë kompanisë “R & Rukolli” që dikur e lidhnin me Sami Lushtakun

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar disa dokumente, duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i ka ndarë kontrata milionëshe kompanisë “R & Rukolli”, të cilën dikur vetë kjo parti e etiketonte si të afërt me ish-nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Sipas Mehmetajt, kjo kompani ka përfituar një varg projektesh të mëdha nga ministritë e Qeverisë Kurti, vlera e të cilave, sipas tij, mund të sillet rreth 20 milionë euro.

Ndryshe, akterë të Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluaren e kishin akuzuar Sami Lushtakun që qendron prapa kompanisë “R & Rukolli”, pasi pronari legjitim i saj, Rrustem Rukolli në të kaluaren ishte koordinator i mbrojtjes në procesin gjyqësor që njihet si “Drenica”.

Postimet e Lirim Mehmetaj:

Ehh çfarë jete… Hajde këtu pak militant se kurrqysh s’është puna

Qeveria e Kosovës paska vendos që tenderin për “Kompleksin e Banimit të Përballueshëm dhe Social”, t’ia jap kompanisë “R & Rukolli”.

Kjo është kompani e Rrustem Rukollit, por që Vetëvendosja thojke që është praktikisht kompani e Sami Lushtakut e ky Rukolli është veç formalisht pronar.

Vetëvendosja njëherë e ka jep si njoftim në faqe të vet këtë tender, por tash e kishin fshi e nuk po gjendet më.

Fatmirësisht, dikush i vëmendshëm e ka ruajtur.

Por, a mos po mendoni se përfundon me kaq.

Kompanisë të njëjtë, pra “R & Rukolli” tender i paska thënë qeveria edhe për “Ndërtimin e Parkut Industrial në Mitrovicë”. Edhe këtu nja 1 milion euro qenka tenderi.

Paramendo, një prej tenderëve kësaj kompanie po i bjen që ia ka jap Ministria e Fitore Pacollit.

A po e sheh more militant i dashur. Ju kanë rrejt. Ju kanë mashtru. Dhe po vazhdojnë me ju rrejt.

Unë nuk dorëzohem. Ju mirëpres tek e vërteta.

Related Articles