TB
News Blog arbn · May 1, 2026 · Uncategorized

U KRY: Arrihet marrëveshja, ndahen pozitat – Ja çka mori Abdixhiku e ja çka Osmani

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po punon që ta bashkojë LDK-në, ku edhe Vjosa Osmani do të jetë pjesë e saj, raporton Gazeta Blic.

“Kam nisur procesin e bashkimit të LDK-së, Vjosa është pjesë thelbësore”, tha Abdixhiku në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ai u pyet nëse do të jetë numër 2 në listë në zgjedhjet e reja, ndërsa Osmani të jetë bartëse e listës.

Abdixhiku tha se nuk e ka problem çështjen e numrit.

Po ashtu, ai u pyet edhe se a do të jetë Osmani kandidatë për presidente e LDK-së, teksa tha se ende s’ka konkrete dhe se do të flasë një herë tjetër, pas datës 28, nëse shpërbëhet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje, ku do të shpalosen të gjitha detajet./Gazeta Blic/

Related Articles