TB
News Blog arbn · April 30, 2026 · Uncategorized

Hisen Berisha: I kemi xhirimet e Sveçlës me vajza të reja në vilën e Radoiqiçit (VIDEO)

Debati televiziv mes ish-deputetit, Hisen Berisha, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka eskaluar keq meqë ish-deputeti opozitar ka thënë se VV’ja po e shtyn procesin zgjedhor me qëllim të pritjes së diasporës.

Berisha pos kësaj akuza deputetit i ngriti edhe ndaj ministrit në largim të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, të cilin e akuzoi për prostitucion.

Ai tha se i kanë xhirimet e ministrit në vilën e kriminelit Milan Radoiçiq me vajza të reja.

“Ju pjella të Serbisë ju punën e Serbisë e bëni në Kosovë me Listën Serbe bashkëpunoni ju. Ku e ke zotin Sveçla? E kishe me prostituta në vilën e Radoiqiçit dhe secilin prej juve”, u shpreh Berisha në A2CNN.

Related Articles