TB
News Blog arbn · April 28, 2026 · Uncategorized

Vec e provum a po ban: Policët përdorën 4rmën zyrtare, IPK kërkon suspendim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar suspendimin e dy zyrtarë policorë të stacionit “Veriu” në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se zyrtarë policorë janë Artan Gashin dhe Albion Alshiqi.

IPK kërkoi suspendimin e tyre nën dyshimet se kanë përdorur armën zyrtare.

KALLXO.com mëson se policët kishin pranuar se gjuajtën me armë zjarri me qëllim të “provimit të funksionalitetit të armës”.

Fillimisht Policia kishte marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës.

E kur është marrë vesh për dyshimet se këto gjuajtje i kanë bërë policët është njoftuar edhe IPK.

Pas marrjes së informatës hetuesit e IPK-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar Policinë në vendin e ngjarjes.

Kur janë pyetur në lidhje me ngjarjen IPK ka marrë informacione se në një pjesë të oborrit kishte disa gëzhoja të plumbave që dyshohet se ishin shkrepur nga arma zyrtare e zyrtarit policor Artan Gashi.

E ky i fundit, siç mëson KALLXO.com, kishte pohuar se kanë shkrepur disa fishekë për të provuar funksionalitetin e armës.

Tutje i njëjti pretendohet se ka pohuar se shkrepjen e kanë bërë në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë pasojë apo dëm material.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria e Prishtinës dhe prokurori ka urdhëruar që të hapet rast për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Provat materiale – gëzhojat si dhe armët zyrtare të policëve janë marrë për ekzaminim ndërsa KALLXO.com mëson se arma e përdorur ishte ajo e policit Artan Gashi.

Related Articles