Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atëçfarë ka ndodhur, por edhe për personazhin i cili së bashku me të intervistuarën tonë, një nënë e divorcuar 30 vjeçare, janë bërë protagonistë. Fisnik Syla, është i njohur gjerësisht sidomos në rrjetet sociale.
Mjaftojnë këto fjali për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person të famshëm, që u bë tepër i diskutuar pas lidhjes me këngëtaren kosovare Fjolla Morina, e cila pranoi të sakrifikohej për të, duke provuar edhe qelinë, për shkak të një arme që iu gjet nëçantë. Sidoqoftë, pavarësisht dritëhijeve që e kanë ndjekur në jetën dhe raportet e tij, sidomos me vajzat. Dhe historia që do të trajtojmë ka nisur nga një like në rrjetin social Tik Tok.
Ndërkohë pas disa komunikimeve të shkurtëra në tiktok, biseda shpërngulet në një tjetër platformë, në Snapchat, ku Fisniku I kishte kërkuar gruas të hapte një llogari në mënyrë që të fliste me ta. Bisedë pas bisede, 30 vjeçarja i tregon për hallet e jetës dhe vështirësitë për të rritur e vetme fëmijën. Dhe këtu, si një bamirës i deklaruar, Fisniku ndërhyn menjëherë, duke i premtuar se do ta ndihmojë.
Por këtu nis dhe një kalvar i gjatë për të renë, ku në fund do të mbyllej me presione dhe kërcënime, si dhe me zhvatje parash nga Fisniku. Gruaja fillon të dërgojë shumat e para shumat e para, duke ndjekur skemën e Fisnikut, i cili i kishte synimet e qarta. Siç mund të merret me mend, asnjë lek nuk iu kthye mbrapsht. Dhe për këtë Syla kishte arsye të’forta’. Sigurisht duke mashtruar se ishin bllokuar llogari miliona euroshe dhe ishte në vështirësi për të rikthyer paratë, duke shfrytëzuar nënën e divorcuar dhe duke i zhvatur para.
Dhe nëse mendoni se gjithçka do të mbyllej te zhvatja e parave, e keni gabim, se Fisniku ashtu si dhe të ngjashmit e tij më përpara, pasi mbaroi me zhvatjen e parave nisi kërcënimet. Ai e shantazhonte vazhdimisht 30-vjeçaren se do ti publikonte foto dhe video intime, që ajo vetë ia kishte dërguar Fisnikut pas këmbënguljes së tij.