TB
News Blog arbn · April 28, 2026 · Uncategorized

Edhe këtë e bën Kurti, a do përfundoj sonte gjithqka?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.

Ai ka thënë se ka folur me Hatixhe Hoxha që ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për presidente, në rast se LDK-ja i sjellë 15 nënshkrime.

Ai tha se LDK-ja mund të nominojë këdo që do, pastaj me votim të fshehtë zgjedhet Presidenti.

“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha, ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. LVV i plotëson 15 nënshkrime të tjera dhe në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga LVV dhe një nga shoqëria civile. Këtu jam në katin e dytë të Kuvendit, këtu mund të më gjejë LDK”, tha Kurti.

Related Articles